Inercia pozitive per Partizanin dhe ajo negative per Tiranen ne derbi vazhdon. Sfida e kesaj te premteje ne ‘Selman Stermasi’ i takoi serish Partizanit qe me permbysje fitoi 2-1 ndaj rivaleve historike te tij duke e cuar ne 15 serine e ndeshjeve pa fitore ne derbin kryeqytetas.
Skender Gega befasoi me formacionin qe hodhi ne fushen e lojes teksa aktivizoi qe nga minuta e pare kapitenin Alban Hoxha nderkohe qe dite me pare ne konferencen per shtyp deklaroi te kunderten, nderkohe qe te Tirana mungesa e rendesishme ishte ajo e Greces. Ndersa ne shkallet e stadiumit degjoheshin thirrjet e tifozeve, me fushen e lojes skuadrat po benin nje loje te luftuar sidomos ne aspektin agonstik, sidomos ne pjesen e pare ku u akorduan nje sere faullash. Kjo pjese nuk pati gola por rastet nuk munguan. Partizani pretendoi per nje 11 metersh me Trashin, por arbitri vendosi se lojtari i te Kuqve kreu simulim dhe nuk ia kurseu aspak kartonin e verdhe. Minutat para pushimit te ndeshjes ishin per Partizanin qe gjeti goli me Belicen por qe u anulua per pozicion jashte loje nderkohe qe me vone iu afrua golit te vertete me Asanin i cili u ndal vetem nga tramversa e portes se Abibit. Pas fershellimes se arbitrit lojtaret e Partizanit bene polemika per nje aksion qe perfundoi ne gol qe u nderpre prej tij.
Pjesa e dyte ishte akoma me me shume ritem dhe nisi mjaft mire me Tiranen qe gjeti golin e avantazhit me Grent Halilin nderkohe qe shkallet e ‘Selman Stermasit’ ishin ndezur nga flakadanet. Bardheblute kishin mundesi te dyfishonin rezultatin fillimuisht me Dajen qe u ndal nga portieri Hoxha e me pas Sentamun qe goditi rrjeten e jashtme. Por rregulli i pashkruar ‘po s’shenove do te pesosh’ goditi Tiranen, pasi Partizani barazoi me Hebajn i aktivizuar ne pjesen e dyte dhe festa ishte per tifozet e Partizanit i cili pas golit te shenuar u duk se filloi te marre lojen ne kontroll.
Minutat e fundit ishin me te zjarrtat. Partizani goditi nje tjeter tramverse ne kete ndeshje kete radhe me Hilen, megjithate festa ishte rezervuar per pak me vone kur Hebaj shenoi serish ne porten e Abibit duke kompletuar ‘remuntaden’ e Partizanit. Tirana reagoi dhe pati opsionet per te barazuar por ne fund fitorja i shkoi skuadres se Skender Geges qe vazhdon te kryesoje ne kampionat e te dominoje derbin kryeqytetas sic ka bere keto vitet e fundit. Per Tiranen, bardheblute duhet te shtyjne takimin me suksesin me derbi ashtu sikurse edhe trajneri Ardian Mema me fitoren e tij te pare nderkohe qe renditja nuk i buzeqesh aspak.
Sfidanti.al