Një gjë është e sigurtë: Vllaznia nuk është e stabilizuar në lojë, herë fiton dhe herë mundet, kurse trajneri i saj, Cungu, është konstant në akuzat e tij ndaj armiqve të padukshëm. Edhe pas ndeshjes me Teutën, ku mendohej më shumë paqe në shpirtin e klubit shkodran, trajneri shikon një prapaskenë që mbetet e koduar për shumicën. “ Po tentojnë t’i fshijnë emrin e Vllaznisë dhe mua si trajner – shprehet ai – Nuk ka rëndësi të përmend emra, pasi ju i njihni mirë ata”
L e të besojmë se në Shkodër i dinë emrat e personave që dashkan të sabotojnë klubin dhe të fshijnë emrin e trajnerit, por larg qytetit të Shkodrës, askush nuk i di emrat e atyre që kursen t’i nxjerrë publikisht Cungu. Futbolli është një lojë e hapur, që kërkon kurajo dhe dinakëri kur luan në fushë, ndërsa kur flitet për lojën me burokracinë, ajo që ndizet brenda familjes, nëse nuk dalin emra, nuk ka permiresim. Në gjithë atë Shkodër, shkolle diturie ku kanë mësuar edhe qytetet e tjerë, duket e pamundur që të ketë mbetur një dashamirës i vetem, Vioresin Sinani