Pogradeci kanë arritur akordin me futbollistin shkodran të Flamurtarit, Denis Pjeshka, i cili pritet që shumë shpejt të veshë fanellën e Pogradecit. 30-vjeçari është një element polivalent, që mund të aktivizohet si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor difensiv, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa taktike.
Në këtë edicion, Pjeshka nuk ka qenë në planet e stafit teknik të Flamurtarit, ndërsa në sezonet e kaluara në Kategorinë e Parë, ai ka qenë një nga shtyllat e skuadrës vlonjate, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Me afrimin e tij, Pogradeci synon të blindojë repartin defensiv dhe mesfushën, duke rritur ndjeshëm eksperiencën dhe sigurinë në fushë në garën për objektivin madhor të sezonit.

