Kaos në Kolkata gjatë vizitës së Lionel Messi-t

Vizita e Lionel Messi-t në Kolkata u shndërrua në kaos, duke shkaktuar reagime të forta nga autoritetet dhe tifozët. Kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, i kërkoi ndjesë publike yllit argjentinas pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin Salt Lake.

Mamata Banerjee u shpreh:

“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e tronditur nga keqmenaxhimi që u pa sot në stadiumin Salt Lake.”

Sipas raportimeve, tifozët indianë shpërthyen në zemërim pasi mësuan se kontakti i Messi-t me publikun do të ishte shumë i shkurtër. Plani i organizatorëve parashikonte vetëm një përshëndetje simbolike, një takim me disa persona dhe më pas largimin e tij, gjë që solli konfuzion dhe trazira në ambientet e stadiumit.

sfidanti.al