Milani është ndalur nga Sasuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A. Dueli u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa kuqezinjve iu anuluan edhe 2 gola të Pulisiç dhe Loftus-Çik.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Kone dhe më pas Bartesagi barazoi shifrat duke e mbyllur në 1-1 pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi direkt me gol nga Bartesagi i cili realizoi dopietë. Por Sasuolo nuk u dorëzua duke barazuar shifrat në të 77-ën. Kështu Milani del me vetëm 1 pikë nga “San Siro” dhe rrezikon të humbasë kreun e Serisë A. Kjo për shkak se Napoli dhe Interi mund të fitojnë në ndeshjet e sotme dhe t’ja rrëmbejnë vendin e parë.
sfidanti.al

