Kalendari “shtyp” edhe Kategorinë e Parë

Nuk ka ferymëmarrje as për Kategorinë e Parë ku ndeshjet zhvillohen çdo tre ditë por mesa duket, lodhja nuk ndikon aspak në spektakël, ose minimalisht në finalizim. FSHF po tregohet e pamëshirshme edhe me anëtarët e saj të dorës së dytë duke u ngarkuar një kalendar aspak normal edhe pse pothuajse të gjitha klubet kanë hasur vështirësi të plotësijnë organikat e jo më të mendojnë për lojtarë me peshë edhe në stol.

Gjithsesi, kjo ishte një javë me bollëk golash kjo e 5-ta. Por jo për Elbasanin dhe Bylisin. Bashkëkryesueset u treguan vërtetë cinike dhe për pasojë janë në komandë. U kënaqën me fitoret minimale përballë Besës dhe Korabit. Ndryshe vepruan Vora, Flamurtari dhe Apolonia, që gjithashtu po rivalizojnë për të kapur elitën në mbyllje të këtij sezoni. Triumfuan me goleada, duke nxjerrë zbuluar problemet në mbrojtje të Tomorit, Lushnjës dhe Burrelit. Elbasani u mjaftua me një “shkrepje” në Luz, atje ku i priste Besa. Edhe pse ishte një përballje me dy tablo, verdheblutë e Nevil Dedes nuk falën.

sfidanti.al