Rikthehet Broja, Uzuni, Asani dhe Seferi bashkë me Bajramin apo Asllanin janë në superformë, ndërsa Muçi po shkëlqen dhe nga familja Shpendi ka dy kërkesa urgjente për të vehshur fanellën kuqezi. Më shumë se këkët vit, skuadra Kombëtare nuk ka pasur kaq shumë thirrje dhe me siguri telefoni i trajnerit brazilian do të jetë mbushur me mesazhe që lidhen me emrin e Kristian Shpendit që vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Cesena-s në Serinë C.
Sulmuesi i Kombëtares “Shpresa” ka gjetur golin e pestë në katër ndeshje radhazi, kësaj radhe duke i shënuar Riminit në fitoren 5-2 që skuadra e tij arriti. Ky është goli i shtatë këtë sezon për Shpendin me klubin dhe Kombëtaren, duke treguar se shumë shpejt mund të jetë pjesë edhe e ekipit të Sylvinho-s. Edhe pse në një kategori inferiore, emri i të riut të talentuar nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e madje edhe në zyrën që në ambjentet e FSHF-së fik dritat e fundit, ajo e trajnerit brazilian i cili largohet pas orëve të gjata ku studion çdo detaj dhe nuk ia lë asgjë rastësisë.
Shpendi bashkë me vëllain më të madh që aktivizohet në Empoli, po bën mjaft mirë por pyetja e madhe është, a mund të jetë ai garanci edhe për sulmin e Kombëtares së madhe? Për momentin ndoshta jo por me këtë ritëm talenti i rritur në Itali do të kërkojë hapësirat e tij ashtu si Muçi apo i rikthyeri Broja e ndoshta në këtë rast mund të shtohet edhe dhimbja e kokës për trajnerin Sylvinho. Tekniku nuk është vetëm në një moment historik por edhe të rëndësishëm për planifikimin e të ardhmes sepse shkrirja e gjeneratës së re me skuadrënkërkon mjeshtëri që ish-mesfushorit të Barcelonës dhe Arsenalit, me siguri nuk i mungon.