Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, pritet t’i nënshtrohet një operacioni për herë të dytë për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë. I dëmtuar që në muajin prill në ndeshjen kundër Sevilla-s, mbrojtësi nuk ka gjetur asnjëherë paqe deri më sot dhe tashmë ka marrë vendimin për t’iu dorëzuar bisturisë.
Operacioni pritet do të kryhet gjatë javës së ardhshme dhe Martinez me shumë gjasa do të humbasë gjithë vitin 2023 për shkak të periudhës së rikuperimit pas operacionit që mendohet të jetë deri në tre muaj. Martinez iu bashkua “Djajve të Kuq” në korrik të vitit të kaluar pas një aventure 3-vjeçare në Holandë me Ajax. Kostoja e transferimit të tij ishte rreth 57 milionë euro ku 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
sfidanti.al