Dënim qesharak për arbitrat që dëmtuan Liverpolin

Gjyqtarët anglezë Darren England dhe Dan Cook të cilët drejtuan sistemin VAR në ndeshjen Tottenham-Liverpool, mësuan dënimin për dëmin që i shkaktuan ekipit të kuq. Ata anuluan një gol të rregullt të rkipit të Klopp kur sfida ishte në barazim pa gola.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Simon Hooper, pas vetëm 40 sekondash bisedë me kolegët e tij në dhomën e VAR-it caktoi pozicion jashtë loje ndaj sulmuesit të Liverpoolit, Salah edhe pse me “sy të lirë” dukej se nuk kishte asnjë jashtë loje. Gabimi ndodhi pasi dhoma e VAR-it mendoi se goli ishte pozicion jashtë loje dhe e njoftuan arbitrin se kishte marrë vendimin e duhur dhe ai automatikisht i qëndroi vendimit të tij që mori në fushë. Organizata e Arbitrave në Premiership (PGMOL) ka njoftuar se England dhe Cook janë përjashtuar nga ndeshja mes Nottingham Forest dhe Brentford që u luajt mbrëmë dhe Fulham–Chelsea që do të luhet sonte.

sfidanti.al