Java nuk mbyllet pa dhunë

Duket e pamundur që skenat e tensionit dhe përplasjet të mos jenë të pranishme në Kategorinë e Dytë, thuajse në çdo javë. Momente aspak të hijshme janë regjistrua në duelin mes Butrinti dhe Pogradecit, ku miqtë triumfuan me rezultatin 1-3. Vendimet e gjyqtarit Sokol Bebja janë kontestuar ashpër nga tifozeria vendase, teksa nuk kanë munguar edhe sendet e shumta të hedhura në fushën e lojës. Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të rendit që situata të normalizohej, teksa në fund ishin miqtë atë që festuan falë triumfit 1-3. Edhe në përfundim të sfidës, tifozeria vendase ka qenë e agravuar, ku është grumbulluar në hyrje të stadiumit, si revoltë ndaj gjykimit. Për më tepër shikoni pamjet, në momentin e akordimit të 11-metërshit për Pogradecin, çka ka bërë që në fushë të shpërthejnë proteastat.

sfidanti.al