Xhakomo Vrioni duket se e ka nisur mjaft mirë vitin 2024 duke u bërë protagonist me skuadrën e New England në MLS. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, ka shënuar sot golin e dytë të kësaj jave, këtë herë në ndeshjen ndaj Sinsinatit. Vrioni kishte shënuar në mesjavë ne Champions Cup, Ligën e Kampioneve të Amerikës Qendrore dhe të Veriut, duke ndihmuar skuadrën të vazhdonte më tej në këtë turne. Sot, ai shkurtoi diferencën në 2-1 në takimin e MLS ndaj Sinsinatit, me një gol me “dhunë” duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare e duke shënuar me një gjuajtje në kufijtë e zonës.
sfidanti.al