Formati i ri i UEFA Champions League që do të marrë jetë duke nisur që prej sezonit të ardhshëmdhe është një kundërpërgjigje ndaj projektit të Superligës Europiane, ndryshon në shumë detaje. Kryesori është ndryshimi i numrit të skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36 dhe më e rëndësishmja, të gjitha do të jenë në një grup të përbashkët e jo në 8 të ndarë nga 4 skuadra. Për çdo skuadër janë të garantuara minimalisht 8 ndeshje në sezon, 4 ndeshje në shtëpi dhe 4 të tjera në transfertë. Gjithashtu, asnjë skuadër që do të eleminohet nuk do të kualifikohet në evenimentet e tjera më të ulëta si Europa apo Conference League. 8 skuadrat më të mira do të kualifikohen menjëherë në fazën e 1/8-ave, ndërsa nga vendi i 9 te i 24-ti, do të ndeshen në formatin play off. Skuadrat nga vendi i 9 te i 16 do të sfidojnë ato nga vendi i 17 te i 24-ti. Vendet nga i 25-ti deri te i 36-ti do të eleminohen direkt. Edhe në Europa Conference League do të aplikohet i njëjti format me ndryshimin e vetëm që do të luhen 6 ndeshje në grup dhe jo 8.
sfidanti.al