Europiani po afron, por Italia vijon të humbë pjesë. Pas Francesco Acerbit, edhe mbrojtësi i Atalantës, Giorgio Scalvini “ka ngritur flamurin e bardhë”. Futbollisti ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe ndonëse pritet ende t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, tashmë është e sigurt mungesa e tij në Gjermani. Nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë, atëherë Scalvini do të duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe të qëndrojë larg fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm. Por edhe nëse më e keqja është shmangur, mbrojtësi nuk do të mund të udhëtojë drejt Gjermanisë.
sfidanti.al