Ismajli “driblon” ofertat nga Turqia

Në janar, në kulmin e tij paraqitjeve të tij në Serie A, emri i Ardian Ismajlit qarkullonte fuqishëm në Itali, si nga qendërmbrojtësit më të kërkuar, për më tepër që ishte dhe një okazion. Ekipi “big” si Juve, Napoli etj, kërkuan informacion tek Empoli, por në momentin e tij më të mirë, Ismajli pësoi një dëmtim serioz që e mbajti larg fushës së blerë, por dhe larg merkatos. Në fund, Ismajli refuzoi rinovimin e Empolit duke e mbyllur sezonin si një lojtar i lirë. Me ekipin toskan që ra në Serie B, praktikisht përfundoi edhe aventura e tij në radhët e Empolit, por dëshira e qendërmbrojtësit është të vijojë sërish karrierën në Serie A.

Këtë periudhë, emri i tij po largohet shumë në Turqi, ku ekipe të mëdha si Beshiktash apo Trabzonsport janë të gatshme të investojnë për të siguruar kartonin e tij, madje kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Ismajlit. Për momentin, lojtari i ka lënë në pritje pasi në horizont ka dalë ekipi i Lazio-s. Sarri është vënë në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë, dhe Ismajli i plotëson të gjithë kriteret, për më tepër do të vinte falas në kryeqytet. Lazio do të ishte një opsion ideal për futbollistin shqiptar, por për momentin gjithçka është në rafshin e sondazheve, e sigurt është se për Ismajlin do të dëgjojmë shumë gjatë kësaj vere.

sfidanti.al