Lewandowski “detyron” Probierz të dorëhiqet

Tifozët e kombëtares polake kishin kërkuar dorëheqjen e Michał Probierz pas ndeshjes së fundit kualifikuese për Botërorin, e zhvilluar të martën kundër Finlandës dhe e humbur me rezultatin 2-1. Trajneri kishte deklaruar më parë se nuk do të dorëzohej, por ka ndryshuar mendje:

“Kam arritur në përfundimin se, në situatën aktuale, vendimi më i mirë për të mirën e kombëtares do të ishte dorëheqja ime nga posti i trajnerit. Të drejtoja këtë kombëtare ka qenë realizimi i ëndrrave të mia profesionale dhe nderi më i madh i jetës sime”, – ka thënë Probierz në deklaratën e publikuar nga Federata Polake e Futbollit në rrjetet sociale.

Por në fakt a janë rezultatet negative në fushën e lojës aryseja e vetme që Probierz deklaroi dorëheqjen? Natyrisht si jo, sipas mediave situate është e qartë. Vendimi i ish teknikut të kombëtares polake për t’I hequr shiritin e kapitenit sulmuesit të Barcelonës Robert Lewsandovski ka trazuar ujërat në kampin polak, teksa I shtyrë edhe nga reagimi i forte i tifozëve pas humbjes së fundit ndaj Finlandës, ka bërë që Probierz të deklarojë dorrëheqjen.

Një impakt i jashtëzakonshëm i Lewsandovskit tek kjo skuadër, i një prej futbollistëve polak më të mirë të të gjitha kohrave, i cili është padyshim një idhull I tifozëve në Poloni, ka vendosur maksimalisht nën presion ish teknikun Probierz.

 

 

Probierz ishte trajneri i kombëtares polake që nga 20 shtatori 2023. Ai e ka drejtuar skuadrën në 21 ndeshje, me një bilanc prej 10 fitoreve, 4 barazimeve dhe 7 humbjeve. Rezultate jo shumë të kënaqshme që, së bashku me vendimin për t’ia hequr shiritin e kapitenit Robert Lewandowskit, kanë shkaktuar një stuhi të vërtetë reagimesh. Largimi I tij pas një vendimi kaq të forte të marrë pak ditë më pare, provon edhe njëherë se ndonjëherë lojtarët ndikojnë më shumë se sa trajnerët.

sfidanti.al