Infantino di të zgjedhë, me Maradonën në Ndeshjen e Yjeve!

Xhani Infantino është i suksesshëm kur vjen puna për t’u zgjedhur, por përpara ceremonisë për Lojtarin e Vitit tregoi se di edhe të bëjë zgjedhjen e duhur. Presidenti i FIFA-s mori pjesë si lojtar aktiv në Ndeshjen e Yjeve (veteranë) në luajtur në Zyrih, në prag të mbrëmjes gala të së hënës. Pa u menduar dy herë, ai shfrytëzoi edhe statusin e tij si “i zoti i shtëpisë” për të bërë zgjedhjen. “Do të jem në një skuadër me Maradonën”, – ishte vendimi i zviceranit nga Kanton Tiçino. Nuk i doli keq, ndërsa në ekipin e tyre ishin edhe Gabriel Omar Batistuta apo Duajt Jork. Në ndeshje morën pjesë emra të njohur si Pujol, Aimar, Toldo, Abidal, Radebe, Trezege, Boban, Desai, futbollistja femër Aleks Skot, si dhe presidenti i UEFA-s, Çeferin. Maradona shkëlqeu si përherë, me gola të shënuar nga goditja e dënimit, nga penalltia apo nga loja.

Sfidanti.al