Nëse futbolli europian do të kishte sistemin amerikan të vlerësimit, ai që do të triumfonte në garën e golit nuk do të kishte asnjë diskutim. Do të ishte Robert Levandovski sepse do të kishte mesataren 1.097 gola për ndeshje në Bundesligë. Sulmuesi i Bajernit shënoi 34 rrjeta në 31 sfida të kampionatit gjerman. Për fat të keq, sistemi europian është ndryshe, nuk merr për bazë mesataren, ndaj edhe përfundimet i dalin gabim. Këpucë e Artë e Europës, sipas të gjitha shanseve, do të dalë Çiro Imobile i Lacios, që ka 35 gola në Serinë A, kur duhet edhe një “xhiro” deri në fund. Mesatarja e italianit është 0.97 gola për ndeshje, vërtet shumë e mirë, por më poshtë se ajo e polakut. Imobile, ndërkaq, mund të thyejë rekordin e golave në Serinë A, që mbahet nga Gonzalo Higuain me 36 kur ishte tek Napoli. Ndërkaq, Kristiano Ronaldo ka shënuar 31 gola në 32 ndeshje në Serinë A për Juventusin.
Sfidanti.al