Igli Tare kundër anulimit: Seria A të rifillojë për nder të viktimave!

Një mbledhje e nivelit të lartë ishte planifikuar ditën e sotme, dhe vazhdoi të mbahej deri në orët e vona të pasdites. Diskutimi ishte të anulohej për fare apo jo sezoni i Serisë A, dhe një nga protagonistët kryesorë, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, është kundër fshirjes së edicionit. “Sezoni duhet të përfundojë, – është shprehur ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, – për respektin e atyre që humbën jetën, dhe për respektin e tifozëve. Nuk është pjekur ende koha për të vendosur për anulim apo vazhdim. Numri i personave të prekur nga sëmundja po bie, dhe do të ishte e padrejtë të ndërprisnim gjithçka”.

Tare foli edhe për atë që ndjen për krizën e rëndë që ka mbërthyer Italinë. “Është si një film horror, sidomos kur pashë kampionët me trupat e viktimave, – sqaroi ish-sulmuesi, – në fillim u mor pak lehtë, por tani është kthyer si një luftë”. Përsa i përket çështjes së rrogave, ai gjykoi se tek Lacio nuk është diskutuar ende kjo gjë, ndonëse lojtarët kanë folur mes tyre, dhe ndoshta do të vijë dita për shkurtim pagash edhe në klubin e tij.

Sfidanti.al