Ibrahimovic kurorëzon Ronaldon: Më i miri i të gjitha kohërave

Është një temë që bën ndarje dhe ngjall diskutime, pjesërisht sepse futbolli ka ndryshuar dhe pjesërisht sepse është gjithmonë e komplikuar të udhëtosh në kohë. Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Zlatan Ibrahimovic ka ide të qarta dhe nuk ka dyshime: “Për mua, Ronaldo (Fenomeni) ishte dhe mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ka shumë futbollistë të shkëlqyer, por për mua ai është numri një. Instagram ose YouTube nuk ekzistonin. Shkoja në bibliotekë, kërkoja video, fshihesha për të parë driblimet dhe lëvizjet e tij. Doja t’i mësoja ato truke. Në një farë mënyre, përfundova duke ndërtuar stilin tim, përmes Muhammad Ali dhe Ronaldos”.

Suedezi vazhdoi: “E shikoja Muhamed Aliun në televizor. Në atë kohë, televizori nuk ishte me ngjyra, ishte gjithçka bardh e zi. E shikoja si fliste, si sillej. Nuk ishte arrogant. Si fëmijë, doja menjëherë të zbuloja se kush ishte. Thashë me vete: Dua të jem si ai, por në futboll. Fillova t’i shikoja ndeshjet dhe atëherë e pashë Ronaldon për herë të parë”.

sfidanti.al