Intensifikohet efekti i inteligjencës artificiale në futboll. Janë gati avatarët për të ndihmuar arbitrat. Risitë teknologjike të parashikuara për Botërorin e ardhshëm, fryt i një bashkëpunimi mes Lenovo dhe FIFA-s, kanë të bëjnë me një sërë zgjidhjesh inovative që do të ndryshojnë mënyrën, në të cilën eventi do të organizohet.
E reja më interesante për Botërorin 2026 është “futja e Avatarëve Digjitalë në teknologjinë e arbitrimit dhe në transmetimin e ndeshjeve në 3D, veçanërisht gjatë përsëritjes së pozicionit jashtë loje”.
“Kupa e Botës 2026 do të jetë spektakli më i madh i të gjitha kohërave, – ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë eventit. – Shtatë milionë persona do të asistojnë në 104 ndeshje. 104 Super Bowl. Dhjetëra miliona tifozë do të përjetojnë atmosferën e Kupës së Botës, 6 miliardë do t’i shohin ndeshjet nga shtëpia”.
“FIFA dhe Lenovo po adaptojnë teknologjinë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale, ‘Football AI’, për të mbështetur skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, duke dhuruar një eksperiencë të re për tifozët në gjithë botën. Me Football AI Pro do të demokratizojmë aksesin te të dhënat, duke ofruar një set më të kompletuar të analizave futbollistike për gjithë skuadrat në garë dhe së shpejti dhe për tifozët”, – shtoi Infantino.
“Gjenerata e re e Referee View do të na tregojë imazhe te reja nga AI për ta bërë eksperiencën vizive unike, sikur të ishe në mes të fushës me lojtarët. Avatarët 3D të IA garantojnë identifikimin dhe ndjekjen precize të lojtarëve. Një progres i madh në teknologjinë gjysmëautomagtike të pozicionit jashtë loje, që do të ofrojë imazhe me kualitet superior, vendime më të shpejta dhe të qarta për të gjithë”, – ka shpjeguar Infantino.
sfidanti.al

