Ibra e Lukaku tashmë kanë bërë paqe!

U përplasën ashpër dy vjet më parë, ndërsa ishin me fanelat më të kundërta të mundshme. Zllatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku ishin protagonistë në përballjen kokë më kokë në derbin e Kupës së Itali, aq sa gati u rrahën, por jo më kot kanë kaluar kaq shumë kohë. Së fundmi, dy yjet ishin rivalë në ndeshjen Suedi-Belgjikë në Euro 2024, fituar 3-0 nga belgët pikërisht me 3 gola të Lukakut. Pas ndeshjes, Ibra dhe belgu folën me “fjalë mjalti” për njëri-tjetrin. “Ai është një luftëtar”, – tha Lukaku. “Çfarë ndodh në fushë mbetet brenda saj”, – u shpreh Zllatani.

Sfidanti.al