Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, u transferua te skuadra e PFK Andijan, ndërsa këtë sezon është lider i kampionatit me 12 gola, pothuajse gjysma e të gjithë rrjetave të sigluara nga skuadra e tij në 22 javë kampionat ku mban vendin e 6 me 34 pikë. Sa për të bërë një krahasim për rëndësinë e Hebajt në këtë skuadër, golashenuesi i dyte me i mire i ketij ekipi eshte Alizhonov me vetem 3 gola.
Ish- sulmuesi i Vllaznise kryeson edhe renditjen e golashenuesve me te mire te Superliges se Uzbekistanit me 12 gola ne 19 ndeshje te luajtura. Ne vend te dyte eshte Dragan Ceran i Pakhtakor Tashkent me 11 gola dhe ne te tretin Sylvanus Nimely i ekipit Surkhon Termez me 10 gola. Kur kane mbetur edhe pak jave deri ne fund te kampionatit, Hebaj ne kete menyre eshte kandidati kryesor per “Kepucen e Arte” te kampionatit. Ecuria dhe golat e tij, kane bere qe ne adrese te sulmuesit te ardhur nga Shqiperia te kete jo pak oferta, megjithate per to do te vendose ekipi i Andijan sepse e ka lojtarin nen kontrate deri me 31 dhjetor 2024.
sfidanti.al