Haverc barazon rekordin e Mesit, por jo fiks si Mesi!

Kishin kaluar 11 vjet kur një futbollist kishte qenë në gjendje që ta bënte këtë. Kai Haverc, me golin e shënuar me penallti në finalen e Kupës së Botës për klubet, u bë i vetmi që ia del që të realizojë edhe në këtë finale, edhe në atë të Championsit. Mesfushori sulmuesi gjerman i dha Çelsit fitoren ndaj Mançester Sitit në finalen e Ligës së Kampionëve me rrjetën e vetme të ndeshjes. Në 2011 këtë gjë e ka bërë Lionel Mesi me Barcelonën, duke shënuar në të dyja finalet. Gjithsesi, ka një dallim mes të dyve. Mesi shënoi në finalen e Championsit në “Uembli” ndaj Mançester Junajtidit (3-1) duke u shpallur Lojtari më i mirë i ndeshjes. Pastaj, ai realizoi dy herë në finalen e Kupës së Botës për klubet ndaj Santosit në fitoren 4-0, duke qenë sërish më i miri i ndeshjes. Pra, argjentinasi e ka rekordin më “të artë” sesa gjermani.

Sfidanti.al