Pioli ka shqetësim vetëm tifozët që janë kundër Kesit dhe disa të tjerëve!

“Kush e do Milanin, e tregon me vepra, përshëndetjet më të përzemërta për të pakënaqurit”. Ky ishte veprimi i tifozëve kuqezinj dje në “San Siro” në ndeshjen ndaj Sampdorias, të cilën nxorrën një banderolë pikërisht me fjalët e mësipërme. Tifozët kishin në shënjestër sidomos Frank Kesien, që nuk po rinovon kontratën e që me shumë gjasa do të largohet në verë, por jo vetëm atë. Sipas mediave italiane, objektiv mund të ketë qenë Alesio Romanjoli, kapiteni, që gjithashtu nuk ka rinovuar, ndryshe nga Teo Hernandez apo disa të tjerë. Trajneri Pioli u shqetësuar shumë sidomos nga vërshëllimat e fuqishme të publikut kur Kesie hyri në fushë në pjesën e dytë, dhe sa herë që kishte topin në këmbë. “Nuk është kjo mënyra e duhur, – tha ai, – ne kemi nevojë për të gjithë. E kaluara na mëson se sa më mirë të jenë psikologjiksht lojtarët, aq më shumë japin në fushë”.

Sfidanti.al