Harrojeni Oktapodin Pol, orakulli është Stiv Mekmanaman!

Në Euro 2008 dhe Botërorin 2010, Oktapodi Pol u bë i famshëm sepse nga 14 parashikime të tij, 12 dolën të sakta. Kafsha e detit mesa dimë ka ndërruar jetë, por nëse do të ishte gjallë, do të ishte ndjerë krenar për pasardhësin e tij të denjë, një njeri me emrin Stiv Mekmanaman.

Ish-futbollisti i Liverpulit dhe Anglisë, ka parashikuar saktë 12 nga 14 ndeshjet me eleminim direkt në Kupën e Botës në Rusi, duke nisur nga turi i dytë. Gabimet e tij të vetme ishin që Spanja do të mundte Rusinë (kush mund ta kritikonte për këtë?) dhe që Portugalia do të eleminonte Uruguajin.

Çdo ndeshje tjetër u gjet saktë nga ish-lojtari që luajti në karrierë edhe për Realin e Madridit, pra që Belgjika do të mundte Brazilin dhe që gjysmëfinalistët do të ishin ata që ishin. Edhe pse anglez, Mekmanaman nuk ngurroi të parashikonte që Kroacia do të kalonte, dhe që finalja do të ishte Francë-Kroaci.

Mekmanaman ka bërë edhe parashikimin e finales së Moskës në 15 korrik. Të shikojmë nëse do të dalë e saktë që do të jetë Franca kampione e botës për herë të dytë në histori.

Sfidanti.al