Jup Hajnkes shpreson që kjo të mos jetë pragndeshja e tij e fundit në Champions. Natyrisht, nuk do të mund ta shtynte shumë, por me vetëm një tjetër (finalen), por sidoqoftë trajneri i Bajernit kërkon kualifikimin në Madrid ndaj Realit. Ai goli gjerë e gjatë për planet e tij dhe sesi mund të jetë takimi, veçse bëri një vërejtje.
“Shpresoj që përcaktues të jenë lojtarët në fushë dhe jo arbitri, – ishte presioni i drejtpërdrejtë i veteranit 72-vjeçar, – shpresoj që arbitri të jetë objektiv dhe korrekt”. Duke përshkruar kundërshtarin, Hajnkesi theksoi se “Reali është mësuar të fitojë në Champions, por për këtë duhet të kesh lojtarë shumë të talentuar dhe shumë të mirë, po ashtu të kesh edhe fat në momentet vendimtare me arbitrin”.
Si shpreson trajneri të arrijë përmbysjen? “Duhet të jemi më efikasë sesa në ndeshjen e parë, – tha ai, – Në Mynih, ata patën 3 raste dhe shënuan dy gola. Këtë sezon, ne kemi shënuar shumë gola, kjo është një karakteristikë e jona, dhe kjo do të jetë e rëndësishme”. Më pas, Hajnkes jep një recetë: “Duhet të gjejmë paqen e brendshme për të ditur se çfarë duhet të bëjmë në çdo moment, na duhet të hedhim një hap më përpara”.
Bajerni u mund 1-2 në “Alianc Arena” dhe nuk jepet favorit, përkundrazi, veçse Championsi i këtij viti ka treguar se të papriturat mund të jenë të shumta.
Sfidanti.al