Orsato shkon ne Boteror pavaresisht gafave te San Siros

Daniele Orsato ka nje motiv per te buzeqeshur pas polemikave qe shkaktoi ne Derbin e Italise mes Interit dhe Juventusit me vendimet e tij te diskutueshme. Komisioni Arbitral i FIFA i drejtuar nga Pierluixhi Kolina e ka vendosur mes 13 arbitrave te sistemit VAR ne Boterorin e Rusise.

Kete te hene qeveria e futbollit boteror publikoi listen e ketyre arbitrave mu figuron edhe emri i Orsatos dhe dy italianeve te tjere Masimiliano Irrati e Paolo Valeri. Ne komunikaten e saj, FIFA ben te ditur se perzgjedhja e ketyre 13 arbitrave per sistemin VAR u be  duke u bazuar te eksperienca e fituar prej tyre me sistemin VAR ne kampionatet respektive.

Ne çdo ndeshje te Boterorit do te kete nje sistem VAR dhe 3 asistente dhe sipas FIFA 13 arbitrat e perzgjedhur do te kene vetem detyren e asistentit per kete sistem. Ne te njejten kohe FIFA beri te ditur edhe listen e arbitrave qe do te gjykojne ndeshjet e Kupes se Botes.

Sfidanti.al