Barcelona kampione! Urimi vjen dhe nga Pep Guardiola

Te dielen Barcelona fitoi titullin e 25 kampion te Spanjes dhe urimet ne drejtim te katalanasve nuk munguan. Nuk mund te bente perjashtim ne kete aspekt trajneri aktual i Mançester Sitit, Pep Guardiola. Nepermjet profilit te tij ne rrjetet sociale, 47 vjeçari qe dikur e ka drejtuar Barcelonen duke fitur shume trofe, shkroi kete mesazh: ‘Uroj Barcelonen per dy trofete e fituar ne menyre sensacionale’. Nje mesazh ky qe ishte shkruar ne disa gjuhe.

Guardiola me kete mesazh deshi te theksoje gjithashtu edhe rendesine qe ka fitorja e Liges spanjolle e sidomos dopieten e trofeve sic beri Barcelona per te 8 here. Futbollistet dhe stafi teknik i Barcelones e moren mesazhin e Guardioles teksa ishin duke u kthyer ne Barcelone pasi bene festimet e tyre ne Riazor te La Corunas per titullin kampion.

Sfidanti.al