Juven nuk e lë të qetë as Napoli: Ne fitojmë me forcat tona!

Në vitet 80-të, ishin skuadra si Roma, por edhe Fiorentina që e quanin “Juve hajdute” (Juve ladrona)! Në vitet 90-të e në fillim të viteve 2000 u fut sërish në lojë Interi, ashtu si në fillim të viteve 60-të, ndërsa sot, përveç Interit godet edhe Napoli. Klubi napolitan ka komentuar humbjen 0-3 të pësuar në fushën e Fiorentinës, duke bërë një lidhje indirekte me Inter-Juventus, ku kampionët u ndihmuan nga gjyqtari Orsato.

“Të jesh “i kaltër” do të thotë të fitosh vetëm duke u mbështetur në forcat e tua, – shkruhej në një postim në Instagram, në faqen zyrtare të Napolit, – duhet pranuar humbja me krenari kur ke luftuar deri në fund me kokën lart dhe me zemër. Fitoret tona vlejnë ar …”. Nënkuptimi është i qartë, edhe pse Juventusi nuk përmendet me emër. Disfata në fushën e Fiorentinës bëri që Napoli të ketë shumë pak shpresa për të fituar titullin kampion, duke qenë 4 pikë prapa kryesuesve.

Sfidanti.al