Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, ka tërhequr vëmendjen jo për golat, por për një veprim të veçantë jashtë fushës. ‘Ylli’ norvegjez ka blerë librin më të shtrenjtë në historinë e Norvegjisë, për një shumë rreth 116 mijë euro, dhe ka vendosur ta dhurojë për qytetin e tij të lindjes.
Bëhet fjalë për një botim unik të sagave të mbretërve të Snorri Sturluson, që daton në vitin 1594. Libri konsiderohet një thesar i rrallë kulturor dhe një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë nordike. Ai ishte pjesë e një koleksioni privat dhe u ble në ankand, ndërsa për muaj me radhë identiteti i blerësit kishte mbetur sekret. Tashmë është konfirmuar se pas kësaj blerjeje historike qëndrojnë Haaland dhe babai i tij, Alf-Inge Haaland. Në vend që ta mbante për vete, sulmuesi vendosi
sfidanti.al

