Grupi K, beteja për vendin e dytë

Situata në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026, pjesë e së cilës është edhe përfaqësuesja jonë kuqezi, ka hyrë padyshim në fazën më interesante të saj, teksa të marten zhvillohen edhe ndeshjet e 4. Anglia, Shqipëria dhe Andorra janë skuadrat që kanë zhvilluar ndeshjet e plota deri tani në këtë grup, rivali ynë i radhës Letonia ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje, ndërsa Serbia e nisi fushatën eleminatore vetëm të shtunën në mbrëmje ndaj Shqipërisë. Një situate e grupit plotësisht e favorshme, me tifozët kuqezinj që do të shpresonin që përse jo ky të ishte edhe verdikti final i grupit K, megjithatë ka ende shumë kohë dhe ndeshje për t’u luajtur deri atëherë.

sfidanti.al