Në mënyrë befasuese, Robert Lewandowski njoftoi largimin e tij nga radhët e përfaqësueses polake. Ky vendim i papritur i sulmuesit të Barcelonës vjen pasi trajneri i Polonisë, Michal Probierz, i hoqi shiritin e kapitenit duke ia besuar mesfushorit të Inter, Piotr Zielinski:
“Duke parë humbjen e besimit të trajnerit të përfaqësueses polake, kam vendos të tërhiqem nga Polonia deri sa ai të tjerë trajner. Shpresoj që të luaj akoma për fansat më të mirë në botë”, shkruan Lewandowski në rrjetet e tij sociale.
sfidanti.al