Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s

Granit Xhaka barazoi një rekord të UEFA-s pasi Bayer Leverkusen arriti në finalen e Ligës së Evropës pas barazimit 2-2 kundër Romës të enjten mbrëma. Rezultati do të thotë se Leverkusen ka thyer rekordin e ekipit për më shumë ndeshje radhazi të pamposhtur, duke vendosur rekord me 49 ndeshje pa humbje. Skuadra e Xabi Alonsos ishte duke humbur 2-0 kundër Romës me 10 minuta lojë, por ashtu si dy ndeshjet e tyre të mëparshme, shënoi dy gola të vonshëm për të barazuar rezultatet. Njëri nga më të mirët në barazimin e rezultatin padyshim se ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ndihmoi ekipin e tij t’i bëjë 32 goditje. Ky mentalitet sulmues i lejoi ish-mesfushorit të Arsenalit që të arrinte një rekord të madh në Ligën e Evropës. Sipas faqes së specializuar Opta, Xhaka krijoi 10 shanse nga loja e hapur , duke barazuar rekordin për më shumë në një ndeshje të Ligës së Evropës. Lojtari tjetër që krijoi 10 raste ishte ish-ylli i Chelseat, Juan Mata, i cili e bëri këtë për Valencian kundër Club Brugge në vitin 2010.

sfidanti.al