Gonzalo Higuain nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Argjentinës në ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Botërorit, pasi trajneri Sampaoli e vendosi kështu. Megjithatë është dikush që bën apelin për rikthimin e sulmuesit te bardhekaltrit dhe ai është vetë kapiteni Lionel Mesi, i cili e konsideron Higuain si një futbollist të rëndësishëm për nënkampionët e botës.
‘Gonzalo po i vuan kritikat e shumta -tha Mesi-koha që qëndroi larg kombëtares i ndikoi për mirë, pasi e ndihmoi atë të shohë gjërat në një mënyrë tjetër. Por në Botëror ai duhet të jetë i pranishëm sepse është shumë i rëndësishëm për ne, Higuain është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe me të në skuadër mund të na rriten shanse pasi në Kupën e Botës ka skuadra shumë të forta si Brazili, Gjermania, Franca dhe Spanja’
sfidanti.al