Gjoka i dorëzuar? Fjalët pas disfatës janë…të forta

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka duket i dorëzuar pas humbjes së radhës, atë kundër Elbasanit:

“Ne na duhet çdo pikë, edhe barazimi do ishte i vlefshëm por fitorja edhe më shumë e vlefshme. Unë mendoj që duhet të ishim më vigjilentë, goli i parë erdhi nga mosvigjilenca, dihet që në një terren të tillë, portieri duhet ndihmuar nga mbrojtësit. Gjjithsesi më vjen shumë keq pasi e prisnim ndeshjen ndryshe, pse jo të kërkonim edhe fitoren. Më vjen keq për skuadrën, kam rreth dy javë e gjysmë këtu dhe nuk po gjejmë zgjidhjen. Ekipi ka nevojë për diçka tjetër, duhet të mendojmë të gjithë për zgjidhjen. Është një ekip shumë i brishtë, thyhet dhe nuk ngrihet dot më, kjo është për ardhur keq se Elbasani nuk është se bëri gjë”.

sfidanti.al