Shtatë muaj pas fitores së tij të parë, ukrainasi Oleksandr Usyk mundi sërish britanikun Tyson Fury në Riad, duke fituar me pikë me një vendim unanim dhe duke ruajtur kështu titujt kampion në boks për peshat e rënda WBA, WBC dhe WBO. Të tre gjyqtarët i dhanë atij rezultatin 116-112 dhe Usyk mbetet i pamposhtur në 23 ndeshje. 37-vjeçari ukrainas imponoi ritmin e tij dhe goditi Fury me të majtën disa herë, duke vënë në vështirësi anglezin.
sfidanti.al