Gjimshiti rrezikon ndeshjen e Nations League

Në prag të ndeshjeve të fundit të Nations League, Shqipëria mund të mos ketë në dispozicion Berat Gjimshitin. Mbrojtësi është dëmtuar në ndeshjen kundër Udinezes duke dalë nga fusha në minutën e 25-të. Pas një përplasjeje me Thauvin, kapiteni i Shqipërisë u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua të bëjë zevëndësimin. Gjimshiti është dëmtuar 3 herë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe tani në nëntor.

sfidanti.al