Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti duket se e ka vendosur të ardhmen e tij. Ndonëse ka marrë një ofertë shumë të mirë nga Katari, që i ofron dyfishin e pagës, duket se mbrojtësi ka zgjedhur që të vazhdojë të qëndrojë në Bergamo. Gjimshiti duket se do të qëndrojë te Atalanta dhe do të refuzojë milionat që vijnë nga Katari. Al Rayyan, ka bërë një propozim shumë të mirë ekonomik si për lojtarin edhe për klubin zikaltër, madje ditët e fundit dukej se tratativa do të mbyllej me sukses. Por, Gjimshiti preferon të qëndrojë në Bergamo, duke luajtur Superkupën e Evropës kundër Real Madridit dhe në Ligën e Kampionëve. Pasi ngriti Europa League si kapiten, mbrojtësi shqiptar dëshiron një tjetër sezon si protagonist me skuadrën zikaltër.
sfidanti.al