Fullkrug flet si sulmues i West Ham: Premier, liga më e mirë në botë

Fjalët e para si futbollist i West Ham për Niclas Fullkrug. Sulmuesi gjerman foli për kanalet zyrtare të Hammers si më poshtë: “Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të futem në fushë me shokët e mi të rinj. Mendoj se Premier League është kampionati më i mirë në botë dhe për mua është koha e duhur për t’u transferuar në Angli dhe për të luajtur për një klub të madh si Ëest Ham”. “Unë kam menduar për West Ham për një kohë të gjatë. E njoh shumë mirë drejtorin teknik Tim Steidten, sepse ne kishim një të kaluar së bashku në Ëerder Bremen. Pashë disa ndeshje dhe pashë se sa cilësi ka në këtë ekip. Mundësia për të luajtur nën drejtimin e trajnerit Lopetegui ishte shumë stimuluese për mua, stili i tij i lojës, jam i sigurt se falë tij do të jem në gjendje të jap më të mirën time dhe të shënoj shumë gola.

sfidanti.al