Gjermania, Nagelsmann kërkon durim

Në dy takimet e fundit për këtë vit Jualian Nagelsman mori konfirmimin se mbrojtja është reparti më i dobët i Gjermanisë. Madje duke gjykuar nga deklarata për shtyp e dhënë në konferencën në “Ernst Happel Stadium” situata është edhe më e errët pasi vetë komisari teknik pranoi se edhe në Europian nuk pritet të ndryshojnë shumë gjëra edhe pse mund të ketë një… zgjidhje. “Si përfundim dua të them se kemi ende shumë punë për të bërë. Kemi punë në cc’do repart, por mbrojtja them se ka nevojë për shumë kujdes pasi u bënë kohë që nuk mbyllim një ndeshje pa pësuar gol. Dhe nëse merr 2-3 gola për ndeshje atëherë fitorja është e vështirë të arrihet”, tha Nagelsman. Mes të tjerash ai pranoi se në horizont nuk ka asnjë lojtar, i cili mund të jetë një profil i duhur për të ndalur këtë ‘hemoragji’ gjatë Europianit. “Duhet ta pranojmë se nuk shikoj asnjë fenomen në këtë rol dhe mendoj se do të vuajmë edhe gjatë Europianit”, analizoi Nagelsman. Në fund ai pranoi se zgjidhja e vetme ishte kontrolli i topit dhe ekspozimi sa më i pakët i repartit defensive.

sfidanti.al