Gjeorgjia s’njeh Kosovën, Tirana “humb” Ismajlin në Aeroport

Aventura e Tiranës në Europë nis me një incident në Aeroport. Siç dihet klubi bardheblu do të ndeshet me Toropedo Kutaisit në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Takimi i parë do të zhvillohet me datë 11 korrik në Gjeorgji, ndërsa i kthimit me 18 korrik në Tiranë. Sa i përket incidentit mësohet se Qëndrim Ismajli nuk mund të jetë në fushë me Tiranën në takimin e parë, i cili do të mbahet në Gjerogji. Kosovari u kthye në Aeroport pasi dokumentacioni i siguruar nga Tirana nuk ishte i mjaftueshëm pasi shteti gjeorgjian nuk njeh Kosovën dhe për rrjedhojë as pasaportat e vendin fqinj.

sfidanti.al