De la Fuente: Ekipi im është më i miri

“Ne duam të luajmë mirë, por mbi të gjitha të jemi efektivë. Për mua, ekipi im është më i miri, por para nesh kemi një ekip të madh që është po aq i mirë. Unë do të mendoj se skuadra ime është më e mira edhe nëse na eliminojnë. Franca? Unë analizoj potencialin e ekipit dhe ka potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi trajneri i Spanjës Luis de la Fuente, në prag të gjysmëfinales së Euro 2024 kundër Francës.

“Po rikuperohemi mirë por ka vetëm pak ditë, është i njëjti problem për të gjithë. Të shohim si do të jemi nesër, motivimi të ndihmon të kapërcesh çdo fatkeqësi. Jemi të përgatitur për ndeshjen. Fizikisht Franca është një nga më të fortat. ne i njohim lojtarët dhe dimë si të sillemi me ta,” shpjegoi ai.

sfidanti.al