As Kristiano Ronaldo, dhe as Patrik Shik, nuk u bënë pjesë e ekipit të turneut në Kampionatin Europian. Paneli i UEFA-s vendosi që të kishte protagonistë të tjerë, nga të cilët 5 ishin të Italisë që fitoi titullin në “Uembli”. Ronaldo shënoi 5 gola dhe shërbeu 1 asist për Portugalinë, por besohet se atij i prishi punë fakti se kombëtarja u eleminua në turin e dytë duke luajtur vetëm 4 ndeshje. E njëjta situatë për Patrik Shikun e Çekisë që shënoi 5 gola, ndërsa ekipi i tij u mund 2-1 në çerekfinale nga Danimarka.
Në formacionin e Europianit u përfshinë 5 lojtarë të Italisë, portieri Donaruma, mbrojtësit Bonuçi e Spinacola, mesfushori Jorginjo dhe sulmuesi Kieza. Ndër specialistët që zgjodhën formacionin ishin Fabio Kapelo dhe Dejvid Mojes, ndërsa paneli përbëhej nga 16 ish-lojtarë e trajnerë. Formacioni i Europianit: Xhanluixhi Donaruma (Itali), Kajl Uolker (Angli), Leonardo Bonuçi (Itali), Harri Megajer (Angli) Leonardo Spinacola (Itali), Pjer-Emil Hojbjerg (Danimarkë), Jorginjo (Itali), Pedri (Spanjë), Kieza (Itali), Lukaku (Belgjikë), Stërling (Angli).
Sfidanti.al