Flamurtari, prapaskenat për Bregun

Duke e lidhur situatën me atë që po kalon sot Flamurtari, në optikën e Vangjel Lalucit, trajneri Karlos Garsia nuk ka përzgjedhur lojtarët e duhur. Ish drejtori i klubit vlonjat tregon se si ka debatuar ashpër me ish-trajnerin Zekerija Ramadani, për Dejvi Bregun.“Një trajner kur isha unë atje drejtor, një Zekerija Ramadani, më thotë për Dejvi Bregun: Ky lojtar nuk bën për Flamurtarin! “Të ma heqësh që sot” më tha mua, “çoje ku të duash”. E çuam te Luftëtari dhe shkëlqeu. Unë kam bërë shumë debat me atë në atë kohë, pasi Dejvin e doja te Flamurtari”, përfundon Laluci.

sfidanti.al