Tek ne, sot nuk është më, por në Kinë “Nëna Parti” vazhdon të bëjë ligjin. Një “levë” e saj, Federata Kineze e Futbollit vendosi që të kufizonte numrin e lojtarëve të huaj që mund të blejnë klubet e Superligës. Rregulli i vendosur lejon deri në tre, aq sa është tani për tani shifra e futbollistëve të huaj që ka SIPG, me Hulkun, Oskarin dhe Elkeson, që të tre brazilianë. Bëhet fjalë për lojtarët e huaj që mund të ndodhen në të njëjtën kohë në fushën e lojës, pasi klubet mund të kenë edhe më shumë.
Ndryshimi nuk është shumë i madh, pasi që nga viti 2009 rregulli ishte për 3+1 lojtarë ku “+1” kishte të bënte vetëm me aktivizim të lojtarëve aziatikë. Federata nuk e pati problem që të ndryshonte rregulloren ndonëse duhen vetëm 6 javë deri në nisjen e kampionatit. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me faktin se klubet mund të marrin deri në 5 të huaj, ndërsa më përpara ishte që mund të merrnin vërtet 5 të huaj, por njëri duhej të ishte nga Azia.