FIFA “gjymton” Argjentinën

Dorë e rëndë e FIFA-s ndaj Argjentinës dhe federatave të ndryshme të Amerikës së Jugut. Nga gjoba për Brazilin e deri te sanksionet e vendosura ndaj Albiceleste, të shoqëruar edhe nga Kili, Kolumbia dhe Uruguaji. Vendime që do të kenë pasoja në ndeshjet e Messit dhe shokëve të tij në shtator 2024, gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. FIFA konfirmoi dispozitën kundër disa Federatave të Amerikës së Jugut, përfshirë kampionin në fuqi të botës, Argjentinën. Albiceleste do të detyrohet të heqë dorë nga 50% e kapacitetit të stadiumit që do të presë ndeshjen e radhës kundër Kilit, në shtator 2024 dhe të paguajë më shumë se 70 mijë euro gjobë. Arsyeja? Nga sjellja diskriminuese e një grupi tifozësh argjentinas te vonesa në nisjen e ndeshjes kundër Ekuadorit, përmes pushtimit të fushës kundër Uruguait dhe trazirave që karakterizuan “Clasico” kundër Brazilit. Përplasje brenda dhe jashtë ambienteve sportive, të cilësuara të papranueshme.

Ashtu si Argjentina, edhe federata kiliane do të duhet të nxjerrë në shitje gjysmën e biletave të disponueshme, në funksion të ndeshjes së radhës në shtëpi të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kapaciteti është përgjysmuar si dhe është vendosur një gjobë që kalon 80,000 franga zvicerane, për t’u riinvestuar në një plan kundër diskriminimit, i dobishëm për edukimin e një pjese të audiencës. Stadiumi i mbyllur me 25% të kapacitetit për Kolumbinë dhe Uruguain, për të njëjtat arsye, ndërsa Brazilit do t’i kërkohet të paguajë një gjobë për vonesën dhe pushtimin e fushës në ndeshjen kundër Bolivisë shtatorin e kaluar. Për më tepër, 15,000 euro do të shtohen për sjelljen e keqe të ekipit kundër Uruguajit dhe 50,000 euro për dështimin për të siguruar rendin brenda dhe jashtë stadiumit kundër Argjentinës, në nëntor.

sfidanti.al