Federata me reagimin e radhës kundër Superligës

Prej disa orësh, FSHF ka nisur një fushatë madje më të flaktë edhe se vetë UEFA, kudër Superligës së Europës. Pasi publikoi një qëndrim fillestar në rrjetet sociale, institucioni kryesor i futbollit shqiptar shkruan sërish:

“FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë të dhënë ndaj çështjes se “Super Ligës Europiane”, shpreh qëndrimin e saj të palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane, por përbën një orientim për UEFA dhe FIFA për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike, të cilat duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën.

Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi. FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur,  gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë”.

sfidanti.al