Federata e Futbollit të Katarit (QFA) i ka kërkuar Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) sqarime për mënyrën se si u hartua dhe publikua deklarata e përbashkët në lidhje me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Në një letër zyrtare, presidenti i QFA-së, sheiku Hamad bin Khalifa bin Ahmed Al-Thani, ka kundërshtuar mënyrën e veprimit të AFC-së dhe ka kërkuar që në të ardhmen të respektohen në mënyrë të qëndrueshme parimet e transparencës dhe konsultimit me federatat anëtare.

