Sezoni i ri i “Abissnet Superiores 2026-2027” nis më 21 gusht, me një sërë risish që synojnë të rrisin konkurrencën e kampionatit, të krijojnë më shumë hapësira për talentet e rinj dhe të sjellin një organizim edhe më të mirë të garës.
Një format i ri për kampionatin
“Abissnet Superiore” do të zhvillohet në tre faza të rregullta, me gjithsej 27 javë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe, ku gjashtë ekipet e para do të vijojnë garën në play-off, ndërsa katër skuadrat e fundit do të luajnë në play-out. Pikët e fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së këtyre fazave.
Një tjetër risi e rëndësishme është aktivizimi i detyrueshëm i futbollistëve të rinj. Në “Abissnet Superiore” dhe Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.
Ndeshjet do të zhvillohen në katër fasha orare: 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00. Struktura e re synon të optimizojë kalendarin e garave dhe të krijojë kushte më të mira për klubet, futbollistët, transmetuesin dhe tifozët.

