Në selinë e UEFA-s u hodh shorti për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Në këtë fazë, 28 skuadrat që kaluan me sukses raundin e parë të kualifikueseve mësuan kundërshtarët e tyre. Raundi i dytë përbëhet nga 7 grupe me nga katër skuadra secila. Grupi A1: Itali, Kroaci, Ukrainë, Sllovaki. Grupi A2: Spanjë, Austri, Gjermani, Norvegji. Grupi A3: Francë, Greqi, Danimarkë, Finlandë. Grupi A4: Portugali, Serbi, Holandë, Hungari. Grupi A5: Çeki, Zvicër, Turqi, Suedi. Grupi A6: Belgjikë, Poloni, Islandë, Irlandë. Grupi A7: Angli, Irlandë e Veriut, Slloveni, Izrael. Shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkohen Shqipërisë në fazën finale të Kampionatit Europian U-17, që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në datat 19 maj – 1 qershor 2025. Ndërkohë, Shqipëria U-17 ka njohur edhe kundërshtarët e saj për raundin e dytë të kualifikueseve. Kuqezinjtë janë pozicionuar në Grupin B6, së bashku me Uellsin dhe Azerbajxhanin. Ndeshjet e Grupit B6 do të zhvillohen në vendin tonë në datat 19, 22 dhe 25 mars 2025.
sfidanti.al